Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte prej kohësh në vëzhgim nga autoritetet.
Policia në Brescia si pjesë e një operacioni antidrogë, ndaluan shqiptarin që ishte duke udhëtuar me makinë.
Në fillim ai u përpoq të shmangte kontrollin dhe kur u pyet se ku jetonte tregoi një adresë jo të saktë. Por pas verifikimeve u zbulua se 30-vjeçari po gënjente dhe u shorrua deri në vendin ku jetonte.
Policia më pas zhvilloi dhe një kontroll në banesën e tij dhe gjeti një kuti të fshehur në kuzhinë, ku brenda kishte rreth 700 gram kokainë, që nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 63 mijë Eurove.
Më pas kontrolli vijoi dhe në ambiente të tjera, ku u gjetën sende të tjera të jashtëligjshme, para dhe disa celularë. Shqiptari përfundoi në burg dhe tashmë akuzohet për trafik droge./tvklan.al
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...