Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., nga 16 – 17 shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajtur nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një vilë në Komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke u bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.
Po ashtu, gjatë kohës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur, të të pandehurit ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe revole.
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...