Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 50.200 persona janë paraqitur përmes ueb-faqes “Vakcinacija.mk”, ndërsa përmes mjekëve amë janë paraqitur 23.808 persona.
Ueb-faqja u lëshua javën e kaluar, ndërsa aty mund të paraqitet secili qytetar, ndërsa sistemi do të gjenerojë se cili qytetar do të ketë përparësi. Përveç kësaj mënyre të paraqitjes për vaksinim, e njëjta mund të bëhet përmes mjekëve amë përmes sistemit “Termini im”.
Vaksinimi fillon nesër në ora 10 në spitalin modular për sëmundje infektive, ndërsa së pari do të vaksinohen personeli mjekësor nga Spitali i Shkupit.
Deri tani janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësor, prej të cilëve 2.000 janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët nga qytetet tjera. Çdo punonjës i cili pranon vaksinimin menjëherë do t’i rezervohet edhe doza e dytë e rivaksinimit.
Ndryshe, pardje nga Serbia arritën 4.680 vaksina nga 8.000 vaksinat e premtuara nga prodhuesi “Pfizer”./Telegrafi/
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...