Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka deklaruar se derisa nuk janë filluar hetimet, është e vështirë të vjen në Kosovë për të kryer hetime.
Kjo për arsye se sipas tij, në shtyrjen e datës së hetimeve ka ndikuar pandemia e koronavirusit,duke mbyllur kufijtë e Holadës, shkruan Arbresh.info.
Ai ka shtuar se fillimi i muajit maj do të ishte datë për fillimin e hetimeve nga ana e mbrojtjes.
“Fillimi i majit do të ishte datë për fillimin e nisjes së hetimeve, ashtu siç u tha nga Hooper(avokati i Thaçit), nuk është çështje teknik teknike shtyrja e hetimeve por e kemi pasur të pamundur nisjen e tyre. Prokuroria nuk na ka dhënë materialin e duhur. Duhet të them që do të ishte qesharake nëse nuk do të merreshin parasysh masat si COVID-19”, ka deklaruar Emmerson.
Ai ka shtuar që është e pamundur të udhëtohet drejt Kosovës pasi që nuk kanë marrë dosjen nga Prokuroria, që të fillohen hetimet.
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së përplasen me prokurorinë në Speciale, insistojnë t’i kenë materialet
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...