Anëtari i rock grupit të njohur shqiptar të viteve ‘90, “Purgatory”, Valton Berisha, ka vdekur të hënën si pasojë e sulmit në zemër, kanë bërë të ditur familjar e miq të tij.
Berisha pas luftës, u angazhua në biznesin e programimit, por iu kushtua edhe muzikës, raporton koha, tansmeton portali arbresh.info
“Eh more Valton … shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qetë”, ka shkruar kompozitori Florent Boshnjaku në Facebook.
Më 2019, me insistimin e Berishës dhe përkrahjen e shokëve të grupit, “Purgatory” u kthye në skenë pas 23 vjetësh me një koncert në Prishtinë.
Valton Berisha ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...