Arbresh.info raportoi para pak minutave se u gjet një person pa shenja jeta afër Qeverisë së Kosovës.
Lidhur me këtë rast për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka dhënë më shumë detaje.
Ai tha se, ekipa mjekësore emergjente ka konstatuar se trupi pa shenja jete është një 70 vjeçar.
“Rreth orës 16:00 është marre informata për një person pa shenja jete në një lokal ne rrugën ” Fazli Grajçevci” ne Prishtine. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekësore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete. Aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci./arbresh.info/



LEXO EDHE:
Gjendet pa shenja jete një person afër Qeverisë së Kosovës – Arbresh.info
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...