Deri në fund të javës së ardhshme, kryeministri Zoran Zaev pret që të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze.
Ai beson se vaksinimi, i cili do të fillojë të mërkurën, nuk do të ndalojë, pasi siç tha, derisa të harxhohen vaksinat që erdhën nga Serbia, do të arrijnë ato nga Kina, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vaksina kineze është në procedurën e arritjes së marrëveshjes. Premtimet janë se do të arrijnë deri në fund të shkurtit, por çdo ditë më herët është me rëndësi për ne. Derisa zbatohen 4.860 vaksinat nga Serbia, do të arrijnë edhe ato kineze”, tha Zaev.
Fillimisht ai tha se vaksinat kineze do të arrijnë në mes 10 dhe 15 shkurtit, por më pas filloi ta shtyjë afatin.
Marrëveshjen për blerjen e vaksinave kineze e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, të hënën e kaluar.
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime