Lëvizja Vetëvendosje u bën thirrje simpatizantëve që të festojnë në shtëpitë e tyre.
Albulena Haxhiu nga kjo parti përmes një konference për media bëri thirre që qytetarët të mos dalin në sheshe për të festuar.
“Fjala referendum ka qenë e qëlluar. I ftoj qytetarët e tyre që festen ta bëjmë në shtëpitë tona. është mirë që mos të dalim në sheshe për shkak të pandemisë dhe temperaturave të ulëta”, tha ajo.
Sipas saj, vëmendja e aktivistëve duhet të jetë tek numërimi i votave.
“Këto momente e gjithë vëmendja e aktivistëve duhet të jetë te numërimi i votave. Pra të mos festojmë në sheshe por në familjet tona”, ka Haxhiu.
Rezultati i exit pollit i bërë nga Gani Bobi, ka nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 53 për qind, PDK e dyta me 20 për qind, LDK me 17 për qind, AAK me 7 për qind, ndërsa Nisma sipas këtij exit polli ka marrë veç 2 për qind të votave, dhe nuk e kalon pragun./arbresh.info/
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...