Klubi i madh spanjoll, Real Madridi është i vendosur të mbajë edhe më tutje në skuadër mesfushorin brazilian, Casemiro.
Kohët ekonomike janë të vështira dhe Casemiro nuk ka mungesë të ekipeve që e duan, por Los Blancos nuk mund të tundohet nga asnjë shumë.
Sipas gazetës Marca, e tillë është rëndësia e Casemiros për ekipin e Real Madridit që nuk do të dëgjojë as ndonjë ofertë që vjen për mesfushorin këtë verë.
Casemiro ka një kontratë deri në vitin 2023 me Mbretërit dhe klubi shpreson se ai do ta përmbushë atë, gjë që duket se është qëllimi i të dyja palëve.
Paris Saint-Germain u interesua për të verën e kaluar dhe atë më parë, por u bë e qartë se ai nuk ishte në shitje.
Ndryshe, mesfushori brazilian ka fituar çdo trofe të mundshëm me Los Blancos, duke qenë titullar i padiskutueshëm në mesfushën e Zinedine Zidane.
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...