Ambasada italiane në Kosovë u bënë thirrje institucioneve të vendit që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare nesër gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në gjithë territorin e Kosovës.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një postimi në Twiter ka shkruar se do të përcjellin nga afër gjithë procesin zgjedhor të 14 shkurtit, shkruan arbresh.info.
“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Ndryshe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen të dielën, të drejt vote kanë mbi 1.7 milion qytetarë./arbrsh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime