Partia Demokratike i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të përjashtojë Ilir Metën nga e drejta për të kryesuar nesër Këshillin e Mandateve dhe të Rregullores, që do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku (këtë herë për akuzat nga shteti belg).
Sipas PD-së, Ilir Meta bie në konflikt të hapur interesi për faktin se Mark Frroku cilësohet si dëshmitar kyç në çështjen aq shumë të përfolur, të ‘atentatit’ Doshi-Meta.
Sipas deputetit të opozitës Eduard Halimi, Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj koherent gjatë 10 viteve të fundit, se për PD për deputetet e saj është e paimagjinueshme të pengojë ecurinë e kërkesës së prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj çdo deputeti./arbresh.info/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri