Kur ish-presidenti amerikan Donald Trump u shtrua në spital për shkak të infeksionit me koronavirus në tetor, ai ishte më i sëmurë sesa raportohej, shkruan Neë York Times.
Media amerikane raporton se ai e kishte të ulët nivelin e oksigjenit në gjak dhe zyrtarët kishin frikë se ai ishte në prag të vendosjes në një aparat respirator, trasmeton portal arbresh.info
Sipas katër burimeve anonime të medias amerikane, Trump në një moment kishte nivele të ulëta të oksigjenit në gjakun e tij dhe kishte problem me mushkëritë për shkak të Covid-19.
Prognoza e tij u bë aq shqetësuese para se të merrej në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed sa që zyrtarët besuan se ai do të duhej të vihej në një aparat respirator, thanë për NYT dy njerëz që ishin në dijeni të gjendjes së tij.
Në fillim u raportua se Trump kishte problem me frymarrjen dhe se kishte temperaturë, megjithatë ditën që u dërgua në spital besohet se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Sidoqoftë, ai u largua nga spitali pas tre ditësh gjatë së cilës ai në një moment organizoi një udhëtim të shkurtër me SUV-në e tij të blinduar për t’u tundur te një grup mbështetësish përpara ndërtesës.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, gjithnjë ka mohuar të ketë qenë shumë i sëmurë nga Covid-19./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim