Pavarësisht se kryesuesi i Bordit Këshilldhënës, Lul Raka, doli kundër lehtësimit të masave, Qeveria e Kosovës ka vendosur vetë duke mos dëgjuar këshillat e ekspertëve. Të enjten, Qeveria në detyrë ka zyrtarizuar lehtësimin e masave duke hequr ora policore për qytetarët në qytetet në zonë të kuqe.
Siç ka njoftuar Qeveria në detyrë, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, është miratuar vendimi për masat e reja të përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se masat janë marrë në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Megjithatë, vetëm pak minuta më herët, mikrobiologu Raka ka thënë se ai dhe ekspertët tjerë në Bordin Këshilldhënës nuk janë kontaktuar fare për këto masa. Ai kishte dalë kundër lehtësimit duke thënë se pas shtrirjes së variantit britanik të virusit, çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit duke kërcënuar shëndetin publik.
Ky është vendimi i plotë:
Vendim-mga-mbledhja-e-63-të-e-Qeverisë
Nga kjo ditë hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19 në Kosovë
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...