Mikrobiologu, Lul Raka ka thënë se është kundër lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe se diçka e tillë, nuk është konsultuar me Bordin Këshilldhënës.
Me anë të një postimi në Facebook, Lul Raka ka thënë se as ai e as bordi këshillëdhënës nuk është konsultuar për lehtësimin e masave.
“Sot në media pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës”. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë”, ka thënë ai.
Raka ka thënë tutje se ai është kundër lirimit të masave në këtë kohë.
“Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit, çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Qeveria lehtëson masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, këto janë të gjitha vendimet
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...