Mbi 2.93 milionë fëmijë në SHBA kanë rezultuar pozitiv për Covid-19 që nga 4 shkurti kur u regjistrua rasti i parë, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.
Vetëm javën e kaluar, 117,518 raste të reja me fëmijë u identifikuan përmes testimit, tha raporti. Kjo është një rritje prej 10 për qind në rastet e fëmijëve gjatë dy javëve të fundit. Fëmijët përfaqësojnë 12.9 për qind të të gjitha rasteve në Amerikë, raporton cnn.
Fëmijët përbënin midis 6-18 për qind të atyre që u testuan për infektim dhe 7-29 për qind e fëmijëve të testuar ishin pozitivë për coronavirus.
Fëmijët akoma shfaqin simptoma më lehta se të rriturit për COVID-19 ose të vdesin nga infeksioni.
Fëmijët përfaqësonin 1.2-2.9 për qind të totalit të raportuar të shtrimeve në spital për voronavirus, bazuar në informacionin e siguruar nga 24 shtete dhe New Yorku..
Njëmbëdhjetë shtete raportuan zero vdekje ë fëmijëve në mesin e 43 shteteve që siguruan të dhëna për vdekshmërinë shkaku i COVID-19.
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona