Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilët i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.
Marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, e që do të ndikojë në rritjen ekonomike në vend.
“Jemi mundu që si qeveri të jemi më afër bizneseve. Në muajin shkurt qarkullimi i bizneseve është më i madh se sa në janar të vitit 2020 kur nuk ka pasur pandemi, tha Hoti.
“Shuma totale për projekte iniciale shkon në 1 miliard dollarë dhe kjo është mundësia më e mirë që e ka pasur Kosova, dhe sigurisht që ka kritere për t’i marr këto projekte nga DFC-ja dhe e para është që projekti duhet të ndikojë në rritje ekonomike në Kosovë”.
“Ne duhet të kemi instrumente financiare për t’i siguruar investitorët e jashtëm që ata të janë të sigurt”, ka shtuar Hoti.
Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi