Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë qenë katër raste të dhunës në familje.
Rastet janë në komuna të ndryshme, raporton arbresh.info
Sipas raportit të policisë, një person është dërguar në mbajtje teksa një femër është dërguar për tretman mjekësor.
Rastet sipas raportit të Policisë:
“Prishtinë 06.02.2021, 15:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë t rregullt”.
“Fushë Kosovë 04.02.2021, 22:00 – Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”.
“Ferizaj 06.02.2021, 21:30 – Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Prizren 06.02.2021, 18:38 – Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të birin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskut...
Dyshja shqiptare që luajnë në Kosovë, ftohen nga Maqedonia e...
Stuhi e fuqishme bore paralizon verilindjen e SHBA-së
Raportohet se gjiganti anglez i ka kërkuar Vinit të mos rino...
Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...