Autoritetet kineze e miratuan për përdorim të përgjithshëm vaksinën e kompanisë Sinovac, që në testim është treguar vetëm 50 për qind efektive.
Kjo vaksinë tashmë u është dhënë grupeve që janë në rrezik më të lartë nga koronavirusi, por vendimi i së shtunës lejon përdorim të vaksinës në publikun e gjerë, shkruan France24.
Miratimi nga autoritetet erdhi pas disa testimeve, përfshirë testimet në Brazil dhe Turqi, por kompania prodhuese tha se nevojitet konfirmim i mëtejmë i rezultatit të efikasitetit dhe sigurisë.
Sipas testimit në Brazil, vaksina është rreth 50 për qind efektive në parandalimin e infeksionit dhe 80 për qind efektive në parandalimin e rasteve që kanë nevojë për ndërhyrje mjekësore.
Një kompani tjetër, Sinopharm, tha në dhjetor se vaksina e saj ka efikasitet prej 79.34 për qind, dukshëm më pak se efikasiteti i vaksinës së kompanive Pfizer-BioNTech me 95 për qind dhe i kompanisë Moderna me 94 për qind.
Kina është munduar që sa më shpejt të zhvillojë vaksina vendore kundër koronavirusit dhe po synon që të vaksinojë 50 milionë njerëz para Vitit të Ri Kinez, që është në mesin e këtij muaji.
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...