DnV-ja: Në tri ditët e para të fushatës s’janë respektuar masat anti-Covid dhe është përdorur gjuhë nxitëse

13:45 | 6 Shkurt 2021
A Z

Demokracia në Veprim në një konferencë për medie, ka prezantuar të gjeturat nga monitorimi për tri ditët e para të fushatës zgjedhore të 14 shkurtit.

Jeta Krasniqi përfaqësuese e DNV-së , në konferencë për media ka thënë se, kemi vënë re se kjo fushat po duket më dinamike dhe në këto tubime s’janë respektuar masat anti-Covid, raporton arbresh.info

“Nuk kanë munguar as format tradicionale, edhe në aspektin medial ka pasur një shtim të mbulimit të kësaj fushate. Nga tereni ka monitoruar 40 aktivitete publike si ato të shenjestruar ecje në shesh me familjar etj. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në Ferizaj Prizren etj. Subjektet nuk i janë përmbajtur IKSHPK-së duke vazhduar me grumbullimin e qytetarëve nuk janë përcaktuar as masat e nevojshme. Kemi vënë re se subjektet nuk e kanë respektuar ligjin që duhet të bëjnë te KKZ që duhet të paralajmërojnë 24 orë më parë”, tha ajo.

Ajo ka thënë se subjektet politike kanë përdorur edhe gjuhë nxitëse.

Sipas saj, në këto tubime s’janë krijuar kushte për pjesëmarrje të personave me nevoja të veçanta, si dhe pjesëmarrje të ulët të grave.

“Disa nga këto aktivitete nuk janë publike ndërsa vazhdojmë të takohen me qytetar diku 83% e tyre .Ka pasur raste kur kanë përdorur gjuhë nxitëse me gjuhë nxitëse akuza dhe kundër akuza. Fokusi ka qenë në temat zhvillimi ekonomik bujqësia arsimi çështjet sociale. Qasja ndaj qytetarëve  në fakt në një % të caktuar nuk u është ofruar qasje personave me aftësi te kufizuar.  Nuk ka pasur qasje të barabartë. Në anën tjetër  në listën zgjedhore nuk u pa barazia gjinore që mungon edhe tani në fushat . 28% e grave janë pjesëmarrëse në këto aktivitete”, thotë ajo.

Kransiqi u bënë kërkesë partive që të respektojnë të gjithë rregullat për masat parandaluese.

“Policia e Kosovës është përkujdesur për gjatë gjithë kohës, në monitorimin e mediave ne kemi vrenjtë se gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 260 debate me kandidat të partive politike. 83 % PDK,  89 % LDK, 55 %VV, 35 % AAK. Përsëri një përfaqësim jo i barabartë i grave dhe burrave  ku prania e gruas mungon. Një hapsin me e madhe i është dhënë LVV duke vazhduar me LDK e tjerat me radhë. Në aspektin tjetër të mediave ka pasur edhe spote reklama të pa sponsorizuara është shfaqur në RTK- 21 prej tyre në RTK dhe tjerat në TV tjera.  Kjo është shkele e drejtpërdrejt pasi që ato duhet të shënohen të gjitha ne kemi nxjerr disa rekomandime. Dnv dënon ashpër papërgjegjshmërinë e parive pasi që në kohë pandemie  janë duke bërë tubime në masë ,ne u bëjmë kërkesë që të respektojnë të gjithë rregullat për masat parandaluese”, pohoi ajo.

DnV-ja ka kritikuar dy spotet e AAK dhe NISMA, të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjin  pasi qe kanë përdorur gjuhë të urrejtjes,

“Dhe kjo fushat mos  të pësoj që të ritët numri i Covid19. Kërkojmë nga partitë që të paralajmërojmë sipas rregullativës zgjedhore 13 që të kenë transparencë. Dy spote reklamues AAK të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjin  pasi qe kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe të tërheqin këto spote reklamuese”, ka thënë ajo./arbresh.info/