Masat e bllokimit në Belgjikë janë zgjatur deri më 1 prill, por disa kufizime do të lehtësohen nga data 13 shkurt.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, sallonet e bukurisë do të hapen më 13 shkurt në kushte të rrepta derisa sallonet e tjera si dhe të atyre artistëve të tatuazheve mund të rihapen nga 1 marsi.
Baret dhe restorantet, të cilat janë mbyllur që nga tetori i vitit të kaluar, do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu edhe objektet e tjera komunale.
“Situata e pandemisë në vendin tonë ka qenë mjaft e qëndrueshme që nga fillimi i dhjetorit, ne kemi parë që pranimet në spital po zvogëlohen dhe numri i vdekjeve po pëson rënie, por nga ana tjetër, ne shohim se numri i infeksioneve të konfirmuara mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel”, tha kryeministri belg Aleksander de Croo.
Belgjika ka regjistruar që nga fillimi i pandemisë më shumë se 721 mijë raste si dhe 21 mijë viktima.
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...