Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë ku është takuar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Gjatë një konference të përbashkët dy ministrat kanë folur rreth bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal dhe perspektiva e integrimit e të dy vendeve drejt Bashkimit Europian.
“Me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani pas një takimi të shkëlqyer në Tiranë. Dy vendet tona shqipfolëse kanë përmbushur kushtet për miratimin sa më parë të kornizës negociuese me Bashkimin Europian” shkruan Xhaçka.
Më tej ministrja Xhaçka ka thënë: Bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve duhet të zgjerohet më tej. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, presin të hedhin një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Anëtarësimi në BE i mbarë rajonit, kontribut i madh për sigurinë e vetë BE. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kontribut jetik në qeverisjen e vendit./TCH
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...