Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot, 5 shkurt 2021, do të realizojë vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.
Sipas njoftimit të MPJ-së, gjatë kohës së vizitës, ministri Osmani do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me nikoqirin e tij, Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, me Ministrin e Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pritet që në takime të shkëmbehen mendime rreth situatës me bashkëpunimin politik, ekonomik, infrastrukturor dhe lidhjes energjetike, si dhe fusha tjera nga interesi i përbashkët për thellimin e raporteve të ndërsjella.
Theks i veçantë do të vendoset në aktivitetet e ardhshme dhe koordinimi i planit të integrimit të të dyja vendeve dhe pritjet e presidencës portugeze në gjysmën e parë të vitit dhe në atë drejtim do të shqyrtohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal./telegrafi
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari
Trump për operacionin e shpëtimit: Shpëtuam pilotin në pikë ...
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër