Robert Pires beson që mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey “do të rikthehet” në Arsenal një ditë dhe do të ishte “shumë i mirë” për sistemin e trajnerit Mikel Arteta
Ramsey ka luajtur 20 ndeshje në sezonin 2020/21, por raportet në Itali thonë se bardhezinjtë nuk janë të bindur për ta mbajtur atë në Allianz Stadium.
Pires beson se Ramsey tashmë “e ka bërë dallimin” në Juventus dhe Andrea Pirlo mund të “llogarit” në mesfushorin nga Wales.
“Ai po ja del mirë, jam shumë i kënaqur. Konkurrenca në Juventus është e tmerrshme, për shkak se ka mesfushorë të fuqishëm në çdo repart”, tha Pires për TuttoJuve.
“Çdo herë kur ai luan, ai është shumë konsistent, ka teknikë të shkëlqyeshme dhe gjithmonë pozicionohet në pozitë për të shënuar, ashtu siç bëri të shtunën kundër Sampdoria. Ai bëri zgjedhje tepër të mira.
“Mendoj se do ta ndihmonte Arsenalin në këtë kohë”.
Pires ka shtuar se Arsenalit i mungon një lojtar si Ramsey dhe se ai do të rikthehet në këtë skuadër herët ose vonë.
“Aaron do të ishte përfekt për sistemin e Mikel Artetas”, tha ai. “Por, ai i takon Juves dhe do të jetë i fokusuar te Zonja e Vjetër për të fituar”.
“Ai duhet të rrijë edhe pak vite dhe mandej të rikthehet në Arsenal. Kështu besoj unë, edhe pse nuk jam fallxhorë”.
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...