Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se Thesari i shtetit ka ekzekutuar sot pagesat e rimbursimit për koronavirus ndaj 3 mijë qytetarëve të kësaj komune.
Ahmeti ka thënë se ditëve tjera do të rimburësohen edhe rreth 6 mijë aplikues.
“Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listes 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore. Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në ëebfaqen e Komunës”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Komuna e Prishtinës pati aprovuar Pakon për ndihmë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, e që janë të evidentuar në listën zyrtare të IKSHPK’së.
“Të gjithë qytetarët e infektuar deri në moshën 65 vjeçare – përfitojnë 50 Euro. Të gjithë qytetarët e infektuar mbi moshën 65 vjeçare (pensioner) – përfitojnë 100 Euro. Një anëtar i personit të vdekur nga pandemia, ka të drejtë të aplikon dhe ai familjar do të kompensohet në vlerë 50 ose 100 Euro, varësisht nga mosha e të ndjerit”, thuhej në njoftimin e komunës.
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...
Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e BE-së, në fokus agjenda e ...
Nesër seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen ...