Shitja e veturave elektrike dhe hibride në Bashkimin Evropian gati janë trefishuar me mbi 1 milion vetura vitin e kaluar, duke u llogaritur për më shumë se 10% të shitjes totale, tregojnë të dhënat.
Rritja e shitjeve tregon që veturat elektrike janë duke u bërë produkte kryesore dhe po kjo vie në një kohë kur shitjet e veturave në BE në përgjithësi janë zvogëluar gati 24% për shkak të izolimit nga Covid-19, raporton Reuters, transmeton arbresh.info.
Të dhënat e lëshuara nga Asociacioni Europian i Prodhuesve të Automjeteve tregojnë që shitjet e veturave elektrike dhe hibride është rritur në 1,046 milion nga 387,808 në 2019.
Shitjet e veturave hibride që vetë-mbushen u rrit në 59% vitin e kaluar përderisa shitja e veturave me benzinë dhe naftë u zvogëluar per 37% dhe 32%, tregojnë të dhënat. Sidoqoftë, veturat me benzinë qëndrojnë shitësit më të mëdhenj, me 48% të shitjes totale të veturave në BE.
Shitjet e veturave plotësisht elektrike janë dyfishuar në 538,772 nga 247,854 vitin e kaluar./arbresh.info/
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar