Penda e Përplenicës ka arritur nivelin maksimal të mbushjes me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit në këtë liqe është arritur kuota maksimale prej 30.37 metra thellësi.
“Task-forca për menaxhimin e thatësisë në Gjilan, e themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, më 14 qershor të vitit 2019, ka mbajtur të mërkurën takimin e radhës, ku është bërë me dije se pas reshjeve të fundit, situata me furnizim me ujë të pijshëm është normalizuar, ngase penda e Përlepnicës ka arritur kuotën maksimale prej 30.37 metra thellësi”, thuhet në njoftim.
Sipas kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, kjo komunë së bashku me Qeverinë janë duke punuar për arritjen e një zgjidhje afatgjate për këtë problem.
“Ne kemi punuar me konfidencë dhe partneritet, që Banka Botërore si lidere në këtë program së bashku me Komunën, Hidromoravën dhe Qeverinë, t’i japim zgjidhje afatmesme këtij problemi dhe pastaj zgjidhje afatgjate. Jam I lumtur që kjo është arritur”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri ka apeluar qytetarët që pavarësisht normalizimit të gjendjes, të vazhdojnë ta kursejnë ujin, duke shtuar se kjo tashmë është kulturë në Gjilan.
Ai ka thënë se do të vazhdohet me investime në qytet dhe fshatra, ku janë të përfshira Komuna, KRU “Hidromorava” dhe Qeveria e Zvicrës.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim