Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar vëzhguesit për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur numrin e vëzhguesve të subjekteve politike, si dhe numrin e vëzhguesve nga organizatat joqeveritare.
“211 vëzhgues nga KDI, 656 PDK, 5 OJQ Germin, 180 Syri i Vizionit, 31 Center Zamiri, 20 nga Demokracia Plus, 14 nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, 21 vëzhgues nga OJQ Internews Kosova, 49 nga OJQ Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, VV 25 vëzhgues, media ndërkombëtare vizion plus 3 vëzhgues, 29 vëzhgues nga një organizatë jo qeveritare në Graqanicë”, tha Daka.
Gjatë mbledhjes, Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, kërkoi nga subjektet politike që të respektojnë masat mbrojtëse anti Covid, pasi që nesër fillon fushata zgjedhore.
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...