Turqia arreston më shumë se 150 studentë të cilët protestonin në mënyrë paqësore emërimin e një loyalisti të presidentit Recep Tayyip Erdogan si udhëheqës të universitetit të tyre elitar raporton Bloomberg.
Ndalimet e të hënës në Universitetin Bogazici erdhën disa orë para se lideri Turk të paraqitej në televizionin nacional dhe të premtonte reforma politike, duke përfshirë një kushtetutë të re.
Në një video të mediave sociale të hënën, një polic mund të ndëgjohej duke bërtitur, “Shikoni posht, mos ecni në grupe!”, para se të arrestonin dhjetra studentë të cilët ecnin drejt kampusit të universitetit në Stamboll. Videoja nxiti të gjitha sferat e opozitës turke me avokatë, artistë, profesorë që tregonin mbështetje për protestuesit me hashtagun #AsagiyaBakmayacagiz (Ne nuk do të shikojmë poshtë).
Policia turke e quajti parullën “një gënjeshtër” në një tweet, duke postuar një video të të njëjtit oficer duke thënë, “Uluni posht”.
“Kur konsiderojmë të gjitha zhvillimet e fundit, nuk mendoj se do të ketë një reformë ligjore duke u bazuar në marrëveshjen publike,” tha Gulfen Saydan Sanver, një strateg politik i komunikimit me seli në Stamboll.
Studentët, profesorët dhe ish-nxënësit po protestojnë emërimin e rektorit Melih Bulu, një anëtar i mëparshëm i AK Partisë. Policia ka bastisur disa nga shtëpitë e demonstruesve.
Javën e kaluar, katër studentë në Bogazici janë ndaluar për një shfaqje e cila përfshinte një pjesë të artit duke përshkruar ylberin LGBT krahas Kaaba-s, një vend i shenjtë Islamic në Saudinë Arabike.
“Katër LGBT pervertë janë ndaluar për shkak të mos-respektimit të Kaaba-s në Universitetin Bogazici”, postoi në tweeter të shtunën Suleyman Soylu, Ministër i Punëve të Brendshme në Turki.
“Ndërsa ne flasim për reforma, më shumë demokraci, kushtetutë të re, rritje dhe zgjerim të mirëqenies, ata po tentojnë të nxisin trazira në rrugë,” tha Fahrettin Altun, drejtori për komunikim i Erdogan, në twitter. “Shteti ynë është i fuqishëm dhe i drejtë”./arbresh.info/
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...
Rama në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut: Rilindje e nj...
Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard...
Pas dy fitoreve radhazi, Vëllaznimi mposhtet në Gjakovë nga ...
Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drej...