Orari i orës policore është zgjatur dhe mbledhitë e ndryshme për fushata zgjedhore dita ditës po shtohen.
Për rritje të numrit të të infektuarve si shkak i mbledhive të subjekteve të caktuara politike, kohëve të fundit ka paralajmëruar edhe infektologu Ilir Tolaj.
“Prandaj, këto tubime së bashku me variantin e ri, që me siguri ka aftësinë e përhapjes më të madhe, mund ta nxjerrë situatën nga kontrolli dhe mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë e volitshme. Pra, situata mund të dalë nga binarët dhe atëherë masat e jashtëzakonshme të jenë të domosdoshme. Kurse në këtë situatë, e domosdoshme është ndalimi i organizimeve të partive politike në ambiente të mbyllura pa maska dhe pa distancë”, ka thënë Tolaj për REL.
Për këtë gjë, komuniteti i artistëve ka nisur një fushatë në rrjete sociale, ku bëjnë thirrje të ndalen fushatat dhe të ndërmerret diçka në lidhje me vaksinën anti-Covid.
Kanë qenë Astrit Kabashi dhe Fatmir Spahiu të parët që në llogarinë e tyre personale, publikuan postimin, ku shkruanin ”Jofushatëporvaksina’ .
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...