Vitamina D është tepër e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar në mënyrë që ti kundërpërgjigjet koronavirusit.
Një studim thotë se rëndësi më të madhe ka tek të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Më shumë se 80% e pacientëve me Covid-19, të cilët ishin të shtruar në një spital spanjoll kishin mungesë të vitaminës D, thanë studiuesit në Universitetin e Cantabria në Santander, Spanjë.
Vitamina D është një hormon i prodhuar nga veshkat dhe që kontrollon përqendrimin e kalciumit në gjak dhe ndikon në sistemin imunitar. Mungesa lidhet me një sërë problemesh shëndetësore, megjithëse ende nuk ka prova shkencore që vërtetojnë se ky hormon ndikon në sistemet e tjera në trup.
Shumë studime kanë demonstruar tashmë efektin e dobishëm të vitaminës D në sistemin imunitar, veçanërisht në drejtim të mbrojtjes nga infeksionet.
“Trajtimi me vitaminën D duhet të rekomandohet në pacientët me COVID-19 me nivele të ulëta të qarkullimit të vitaminës D, pasi kjo qasje mund të ketë efekte të dobishme si në sistemin muskulo-skeletor dhe imunitar,” tha bashkëautori i studimit, Jose L. Hernandez.
Studiuesit zbuluan se 80% e 216 pacientëve të infektuar me koronavirus në Spitalin Universitario Marqués de Valdecilla kishin mungesë të vitaminës D.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit