Thomas Tuchel ditë më parë është zyrtarizuar në krye të Chelseat si trajner i ri i klubit.Trajneri gjerman debutoi në bankën e londinezëve në barazimin 0-0 ndaj Wolverhampton.Me ardhjen e Tuchel në skuadër, mesfushori brazilian me pasaportë italiane Jorginho u rikthye në formacionin bazë.
Meediat angleze kanë raportuar se Tuchel i ka bërë me dije klubit që t’i vazhdohet kontrata dy lojtarëve, Jorginhos dhe Thiago Silvës.
Mesfushori i Kombëtares së Italisë ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, ndërsa pritet që ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.I njëjti fat e pret edhe veteranin e mbrojtjes, Thiago Silvën.
36-vjeçari ka kontratë me klubin deri në verë, por pritet që të vazhdojë edhe për një vit tjetër.Vlen të theksohet se Tuchel i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dy transferimet e para duhet të jenë David Alaba dhe Erling Haaland.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri