Varianti i ri i koronavirusit, i paraqitur së pari në Mbretërinë e Bashkuar, së shpejti do të dominojë në Belgjikë, tha mikrobiologju belg Emmanuel Andre.
“Bazuar në treguesit e hershëm, ne bëmë parashikime që tregojnë se varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, B.1.1.7, tani është në një trajektore e cila do të zëvendësoj plotësisht ose gati-totalisht rrjedhën e koronavirusit të tanishëm në Belgjikë,” tha Andre për CNN, transmeton arbresh.info
Sipas studimeve të fundit, deri në muajin mars, nga 90%-95% e infeksioneve do të jenë nga varianti i ri i COVID-19.
“Belgjika është një vend i vogël dhe gjërat mund të rriten shumë shpejt… ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ose numri do të rritet,” paralajmëroi Andre./arbresh.info/
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...