Një ngjyrë vjollcë që daton nga sundimi i supozuar i mbretit biblik David është identifikuar në një copë pëlhure nga arkeologët izraelitë.
Besohet se ajo boja ka qenë më e vlefshme se ari dhe se kishte lidhje me mbrerësinë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Kjo është hera e parë që zbulohet një material tekstili me një ngjyrë të tillë.

Eksperti i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, Dr Naama Sukenik e quajti atë një “zbulim shumë emocionues dhe të rëndësishëm”.
“Në antikitet, veshja e purpurt ishte e lidhur me fisnikërinë, me priftërinjtë dhe natyrisht me mbretërit,” tha Dr Sukenik.
Ngjyra vjollcë besohet se është veshur nga mbreti David, mbreti Solomon dhe Jezusi.
Materiali që përmbante ngjyrën u gjet gjatë një gërmimi në një vend të njohur si Kodra e Skllevërve./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...