Prokurorët Special në Hagë paraditen e së mërkurës nisën intervistimin e ushtarakut shqiptar Adem Shehu i cili drejtoi formacionet ushtarake në UÇK.
Top Channel ka mësuar se komandant Shehu mbërriti në Hagë paraditen e së martës dhe dje në ora 11:00 nisi seanca e parë e intervistimit e cila pritet të vijojë edhe gjatë ditës së enjte.
Zoti Shehu mësohet se është duke u intervistuar si dëshmitar, por nuk bëhen publike detajet specifikuese çfarë dëshmie duan të përftojnë prokurorët dhe ndaj kujt duan ta përdorin.
Adem Shehu është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet për llogari të hetimeve për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës.
Top Channel ekskluzivisht raportoi javën e shkuar se prokurorët special në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, ish-Komandantit te Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit.
Gjatë luftës në Kosovë rreth 200 oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore. Ai stërviti ata që vinin nga Kosova dhe nga vendet perëndimore.
Grupet përbëheshin nga 25-30 veta.
Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore dhe më pas u largua drejt Kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit./Arbresh.info/
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...