Partitë politike, listat e të cilave nuk janë certifikuar ende nga KQZ-ja, presin që një mundësi të tillë do t’ua jep PZAP.
Ky institucion nesër do të dalë me një vendim për këtë çështje.
Certifikimi i listave është kusht që një subjekt politik të merr pjesë në zgjedhje.
Njohësi i çështjeve juridike Anton Nrecaj thotë se prej nga PZAP që të shqyrtojë rastet e secilit kandidatë veç e veç.
“Unë besoj se PZAP do t’i shqyrtojë rastet veç e veç dhe do t’i ndajë veprat penale që kanë aktgjykim të prerë për tri vitet e fundit duke u bazuar në vendimin e Kushtetueses dhe ato dënime që lidhen me gjobat e trafikut”, tha Nrecaj për RTV Dukagjinin.
Ndërsa Naim Jakaj nga Instituti për Studime Sociale mendon se PZAP do të certifikojë pjesërisht listat e subjekteve që deri më tani nuk janë certifikuar, përcjell Telegrafi.
“Është e ditur se PZAP do t’i miratojë pjesërisht ankesat e subjekteve politike, por mbetet problem se si do të jetë renditja e kandidatëve pasi vendet të mbesin boshe nga kandidatët e pa certifikuar”.
Nëse partitë politike nuk janë të kënaqura as me vendimin e PZAP-së ato mund të ankohen edhe në Gjykatën Supreme. I tërë procesi i certifikimit duhet të përfundojë para datës 1 shkurt.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...