Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros

13:57 | 25 Janar 2021
A Z

Fero dhe Arbenita janë një nga çiftet më të diskutuar në showbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat.

Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin. Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, ndonëse larg nga njëri-tjetrit.

Arbenita jeton në Britani, kurse Fero mes Kosovës e Gjermanisë, megjithatë takohen shpesh, e bëjnë pushime bashkë.

Ditën e sotme Arbenita ka publikuar një foto të tyre shumë private, në të cilën shihen të shtrirë në krevat përkrah njëri-tjetrit

“Nuk e di pse ka kaq shumë qejf të bëj foto kur unë jam duke fjetur”, ka shkruar Arbenita.

 

Të ngjashme