Paris Saint-Germain është duke bërë përpjekje ta transferojë Lionel Messin, por i takon lojtarit të vendosë, ka konfirmuar Leandro Paredes, ylli argjentinas i klubit francez.
Kampioni francez është ndër klubet e pakta që mund ta përballojnë afrimin e sulmuesit dhe kapitenit të Barcelonës, marrëveshja e të cilit me katalonasit mbaron në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
Emërimi i Mauricio Pochetinos në postin e trajnerit në Parc des Princes i ka nxitur edhe më shumë thashethemet për kalimin e Messit në PSG.
Duke folur për bashkëkombësin e vet, Paredes tha: “I takon Messit të vendosë se a dëshiron të vijë, sepse PSG-ja po përpiqet ta bindë atë”.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi