Ministri i jashtëm grek ka deklaruar se ai shpreson se Turqia do të ketë një qasje pozitive në bisedimet që priten të zhvillohen javën e ardhshme.
Qëllimi i takimit është përpjekja e ringjalljes së ngecjes së negociatave mbi pretendimet e diskutueshme territoriale, transmeton portal arbresh.info
Vendet fqinjë zhvilluan 60 raunde bisedimesh midis 2002 dhe 2016, por planet vitin e kaluar diskutimet morrën kahje tjetër për shkak të vendosjes së anijes së kërkimit nga ana e Turqisë në ujërat e diskutueshme dhe mosmarrëveshjet mbi temat që do të trajtohen, shkruan Reuters.

“E vetmja gjë e sigurt është qasja pozitive e Athinës. Shpresoj se pala turke do të vijë në këto bisedime në të njëjtën frymë,” i tha Nikos Dendias gazetës Efimerida Ton Syntakton në një intervistë.
Ai tha se bisedimet eksploruese, të cilat u ndërprenë në Mars 2016, nuk ishin negociata por kishin për qëllim të zbulonin nëse kishte mjaft konvergjencë për negociata të mundshme në të ardhmen vetëm për një çështje specifike.
Athina dëshiron të trajtojë vetëm shënimin e zonave detare në Egje dhe Mesdheun lindor, ndërsa Ankaraja thotë se të gjitha çështjet duhet të trajtohen, duke përfshirë hapësirën ajrore dhe statusin e disa ishujve grekë në Egje./arbresh.info/
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...