Kryeministri i Belgjikës, Alexander de Cro, njoftoi sot ndalimin e të gjitha udhëtimeve “të parëndësishme” në Belgjikë deri më 1 mars.
“Duhet të jetë e qartë se ne nuk po ndërtojmë një mur rreth vendit tonë. Arritja dhe largimi është ende i mundur, por duhet të ketë një arsye të mirë,” tha De Kro, transmeton portali arbresh.info
Ndër arsyet “e justifikueshme” autoritetet belge përfshijnë: udhëtime biznesi, punëtorë ndërkufitarë, ndihmë për personin në telashe, studentë, vizita e prindërve te fëmijët e mitur dhe pjesëmarrja në funeral.

Ky vendim në Belgjikë është marrë me qëllim të parandalimit të llojit të ri të koronavirusit.
Nga e hëna, Belgjika do të vendosë në karantinë 10 ditore të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut.
Ata që hyjnë në Belgjikë duhet të bëjnë teste edhe në ditën e arritjes dhe atë të largimit nga vendi.
Autoritetet belge gjithashtu morën një vendim sot për hapjen e mundshme të parukerive dhe salloneve të bukurisë dhe profesioneve të tjera jo-mjekësore, por nëse numri i të infektuarve rritet, ato rrezikojnë sërish mbylljen.
Masat e rrepta që u morrën në mes të tetorit në Belgjikë janë ende në fuqi. Baret, restorantet, mjediset kulturore dhe sportive mbeten të mbyllura deri në një njoftim tjetër./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar