Ajo ishte mbretëresha e padiskutueshme e popit në vitin 2020 me albumin e saj jashtëzakonisht të popullarizuar “Future Nostalgia”, i cili është nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në ‘Grammy Awards’ të këtij viti.
Tani, Dua Lipa po forcon statusin e saj në industrinë e muzikës si burimi i ri i energjisë së muzikës pop me një paraqitje të lakmuar në kopertinën e revistës “Rolling Stone”, shkruan portali arbresh.info
Dua së fundi ka ndarë fotografi nga seti për këtë revistë të njohur, ku erdhi totalisht ndryshe.
E veshur me kostume të ndryshme, Dua dukej tërheqëse në këtë set, ndërsa së fundi postoi edhe disa imazhe të reja.

“Faleminderit !!!! ? @rollingstone fotografuar nga @david_lachapelle // Një ditë që nuk do ta harroj kurrë”,- ka shkruar Dua.
Kujtojmë se Dua është përfolur për shtatzëni të mundshme, spekulime të cilat ajo i ka hedhur poshtë. / arbresh.info/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...