23 vjet më parë, familja Jashari u sulmua për të dytën herë nga forcat serbe. E në shenjë nderimi për luftën heroike të familjes Jashari u bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Homazhe tek varrezat e familjes Jashari bënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga motra Besartë dhe Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se bashkë me Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së, dhe shumë qytetarë të tjerë kanë bërë nderime pranë varrezave të familjes Jashari, për t’a përkujtuar sulmin e dytë që i ishte bërë familjes Jashari, 23 vite më parë.
“Sot, për nderë të përvjetorit të 23-të të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe bashkë me motren Besarten dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asambleistë, zyrtar komunal e qytetarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bëmë homazhe në shenjë ndërimi për luftën heroike të familjes Jashari.
Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen”, ka shkruar Jashari në facebook./arbresh.info/

Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje