Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje regjistruan 4229 viktima me Covid-19, i cili është niveli i dytë më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit të John Hopkins.
Gjithashtu dje, CNN përsëriti se kishte 178 255 raste të reja, të cilat çojnë totalin e infeksioneve në 24 434 283 duke përfshirë 406 001 vdekjet.
Numri i vdekjeve nga Covid-19 në vend, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, tejkaloi 405 399 vdekjet ushtarake dhe civile amerikane në Luftën e Dytë Botërore (shifër zyrtare nga Departamenti i Veteranëve).
Deri më tani, të paktën 35 990 150 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 16 525 281 doza janë administruar tek popullsia.
Administrata e re amerikane falënderoi sot OBSH për rolin e saj udhëheqës në luftën kundër pandemisë dhe e siguroi atë për mbështetjen e saj financiare.
”SHBA dje njoftuan kthimin e tyre në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe synojnë të përmbushin detyrimet e tyre financiare ndaj organizatës”, theksoi imunologu Anthony Fauci.
“OBSH është një familje e kombeve. Ne jemi të lumtur që SHBA qëndrojnë në familje”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter, pas njoftimit të administratës së re të udhëhequr nga Joe Biden për kthimin e SHBA në agjencinë e OKB./ATSh/
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi