Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar të emëruarit e tij politik që ka një sjellje që do t’ua jap shqelmin në moment.
“Nuk po bëj shaka kur them këtë: Nëse punoni me mua dhe dëgjoj që e trajtoni ndonjë koleg pa respekt, i folni me përçmim dikuj, ju premtoj se do t’ju shkarkoj në çast”, ka thënë ai pasi janë betuar njëmijë punonjës në distancë, transmeton portali arbresh.info
“Pa nëse, dhe, apo por”.
Biden tha se të gjithë duhet të trajtohen me mirësjellje dhe dinjitet, pastaj shtoi:
“Kjo ka munguar në një mënyrë të madhe katër vitet e fundit”.
Biden gjithashtu u tha të emëruarve se kishte shumë punë përpara dhe i falënderoi ata që ishin të gatshëm ta bënin atë.
“Siç do të thoshte nëna ime, Zoti i do të gjithë”, tha ai./arbresh.info/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend