Norvegjezi nuk po ka minuta nën drejtimin e Zinedine Zidane këtë sezon dhe raportohet se po kërkon huazimin edhe pse atë nuk po e lë trajneri.
Mesfushori i Arsenalit, Dani Ceballos e ka inkurajuar Martin Odegaardin që të shikojë mundësinë të largohet nga Real Madrid, derisa ka thënë “lojtarët e rinj kanë nevojë të luajnë rregullisht”.
Përflitet se 22 vjeçari ka paraqitur kërkesën që të largohet nga Madridi si i huazuar dhe Ceballos, që vetë është i huazuar të Topxhinjtë nga Real Madridi, e ka inkurajuar norvegjezin që t’i përcjell gjurmët e tij dhe të kërkojë një ekip ku mund të luajë më shumë.
“Lojtarët e rinj kanë nevojë për të luajtur rregullisht”, tha Ceballos për EFE.
“Në Real Madridi, kisha nevojë të dija që kisha mundësi të barabarta. Isha i pasionuar të luaja sa më shumë”.
“Nuk mora minuta, por e kuptova që më se miri është të punojë dhe ta rikthej situatën në dobi timien duke luajtur për një tjetër klub”.
“Nëse e bëja këtë (shkoja në huazim) do të luaja përsëri. Nuk kishte situatë më të qartë”.
“Mund të ju tregoj çfarë ndodhi me mua në Madrid. Nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodh me Martin Odegaard, por është e qartë që çdo lojtarë që dëshiron të jetë i suksesshëm në Madrid duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mundësi që ai ka”.
Cebalos ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Mikel Artetas me Gunners, duke bërë 24 paraqitje totale këtë sezon pasi që ai kishte luajtur edhe në sezonin e parë, pothuajse rregullisht me klubin nga Londra Veriore.
Ai, tani, ka dhënë indikacione se nuk do të mbetet në Arsenal pas këtij sezoni./GazetaExpress/
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë