I pyetur se kush nga funksionarët do të vaksinohet fillimisht pas arritjes së dozave të vaksinave kundër Covid-19, kryeministri Zaev tha se me siguri në bazë të listës, i pari funksionarë i imunizuar do të jetë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Fillimisht siç e di unë nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive dhe ministri i Shëndetësisë duhet të vaksinohen heronjtë tanë, këto janë mjekët, infermieret dhe personeli mjekësorë, pastaj të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Me siguri nga funksionarët do të jetë i pari ministri Filipçe, kështu është rendi , së bashku me mjekët ose pas mjekëve, por unë e them se prapë unë do të vaksinohem në mesin e të parëve, pasi të vaksinohen grupet e rrezikuara sepse dua të jem shembull”, tha mes tjerash Zaev./alsat
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...