Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar pas verifikimit të listave për kandidatë për zgjedhjet e 14 shkurtrit.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bazuar në ligj, në Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kërkesën e datës 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme të datës 14.02.2021”, thuhet në njoftim.
Më tutje në njoftim thuhet se KGJK’ja e ka kryer obligimin e vet për dorëzimin e emrave në afatin kohorë të përcaktuar, shkruan Arbresh.info.
“Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë. Me këtë rast, Këshilli ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë proces”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në ndërkohë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se nga të dhënat e KGJK’së, 47 kandidatë janë gjendur fajtorë për vepra të ndryshme penale.
“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.
Konfirmon KQZ: 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin
Konfirmon KQZ: 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot