Më shumë se 150 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër në qytetin metropolitan të Stambollit në Turqi, bëri të ditur sot prefekti Ali Yerlikaya, raporton Anadolu Agency (AA).
Yerlikaya në Twitter tha se: “150.186 e punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor deri më tani janë vaksinuar. 3.703 mysafirët, së bashku me 2.272 anëtarë të personelit tanë, në qendrat e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara dhe shtëpitë e pleqve janë vaksinuar”.
Grupi i parë me 3 milionë doza të vaksinës së zhvilluar nga Sinovac i Kinës mbërriti në Turqi më 30 dhjetor.
Përveç punonjësve të kujdesit shëndetësor, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe disa zyrtarë të lartë u vaksinuan gjithashtu për të inkurajuar publikun.
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...