Melanie Trump dhe Donald Trump do të largohen nga Shtëpia e Bardhë pa respektuar traditën e gjatë, e cila është pritja e Presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo traditë 70-vjeçare, gjatë së cilës zonja e parë në dalje fton një zonjë të parë të re për t’i treguar asaj krahun familjar të ndërtesës, lejon që dy gratë të flasin për jetën në Shtëpinë e Bardhë, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Bess Truman, gruaja e Harry Truman, ishte e para që e bëri këtë kur ftoi Marnie Eisenhoëer, gruan e Presidentit të zgjedhur Dwight D. Eisenhower, në vitet 1950. Shembulli i saj u ndoq nga të gjitha zonjat e para të mëvonshme, por jo edhe nga Melania.

Melania vetë ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Michelle Obama dhe që të dyja biseduan për rritjen e fëmijëve në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump gjithashtu ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, dhe kjo është hera e parë në 150 vjet që një ish-president nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.
Dy ditë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Melania postoi gjithashtu një mesazh video lamtumire në të cilin deklaroi se katër vitet e fundit kanë qenë të paharrueshme për të dhe se “dhuna nuk është kurrë zgjidhja”./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...