Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e Vetëvendosjes për deputetë në Kuvendin e Kosovës për nomenklaturën e radhës.
Krasniqi në studion televizive të ‘T7’ në emisionin Pressing kandidatë për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka përzgjedhur Glauk Konjufcën, Vasfije Krasniqi – Goodman, Shqipe Selimin, Lumnie Mikullovcin dhe Adriana Matoshin.
Katër nga zgjedhjet e Krasniqit janë prurje të reja të Vetëvendosjes.
Në arsyetimin e përzgjedhjes së Konjufcës, ai ka thënë se e përzgjedh atë sepse karrierën politike e kishte edhe në PDK.
Si vazhdimësi e kësaj, Krasniqi tha se gjysma e listës së VV’së ishin pjesë e PDK’së.
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...