Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se ligji për regjistrim të popullatës mundëson këtë pranverë, pas pothuajse 19 viteve, në shtet të zbatohet regjistrim në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe rregullat e Eurostatit.
Sipas tyre, opozita si edhe çdoherë kur sillen zgjidhje të rëndësishme ligjore për shtetin dhe qytetarët, sillet në mënyrë destruktive, pa përgjegjësi dhe në mënyrë antishtetërore.
“Bojkoti dhe thirrja për bojkot të regjistrimit nga ana e OBRM-PDUKM-së kryesuar nga humbësi Mickoski do të thotë edhe thirrje për shkelje të ligjeve. Të jetë më qartë, regjistrimi është operacion statistikor, e jo zgjedhje, në regjistrim nuk votohet, nuk ka humbës dhe prandaj Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk ka nevojë të frikësohet nga mbajtja e regjistrimit”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se fitues nga regjistrimi do të jenë qytetarët, kompanitë dhe institucionet, të cilat përfundimisht do të kenë në disponim të dhëna të sakta dhe të besueshme./Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...